Top News – Gjykata Kushtetuese/ Çon Kosovën në zgjedhje
22/12/2020 00:19

Gjykata kushtetuese e kosovës ka nxjerrë një aktgjykim për ankesën e lëvizjes vetëvendosje, lidhur me votën e deputetit Etem Arifi, që ishte vendimtare për krijimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Tani Kosova duhet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, pasi sipas vendimit të kushtetueses, vota e deputetit etem arifi, ka qenë e pavlefshme. “Në dritën e kësaj, Gjykata thekson se në rastin konkret vihet në lëvizje paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës, sipas të cilit Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në vendimin e gjykatës kushtetuese. Duke qenë se deputeti Etem Arifi ka marrë pjesë edhe në procedura të tjera votuese në kuvend, edhe pasi nuk kishte mandat të vlefshëm, mbështetur në parimin jo përtej kërkesës, kushtetuesja kufizohet në vlerësimin e kushtetuetshmërisë së aktit të kontestuar e si pasojë, sqaron ajo, duke qenë se ky Aktgjykim nuk mund të ketë efekt prapaveprues, vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. LDK krijoi qeverinë e re pas rrëzimit të Albin Kurtit, me një mocion mosbesimi në parlament. Qeveria u krijua në aleancë me AAK dhe Nismën me vetëm një votë më shumë nga sa nevojiteshin. Lëvizja vetëvendosje, kur paraqiti ankesën në gjykatën kushtetuese, më 11 korrik të këtij viti, argumentoi se deputeti Etem Arifi, nuk kishte patur legjitimitet në momentin e votimit pasi ishte dënuar nga gjykata me vendim të prerë. Qeveria e kosovës ka insistuar se vota e arifit ka qenë legjitime. Ky i fundit u dënua me 1 vit e 3 muaj burg nga gjykata e apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar Arifi kishte votuar pro qeverisë hoti në seancën e 3 qershorit.

Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44