Gjykata italiane ka dënuar me 5 vite burg gruan që përplasi për vdekje dy të rinjtë shqiptarë, Ergi Skenderi dhe Xhulio Kaja nga 20 vjeç. Ky ishte vendimi i drejtësisë italiane për aksidentin e 30 qershorit 2019 për Irina Veteren, e cila atë natë kur po shkonte në shtëpi me makinë në gjendje të dehur përplasi shqiptarët buzë autostradës.