Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për 3 të arrestuarit për trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim. Katër ditë më parë policia kufitare zbuloi dhe sekuestroi, ne port, 26 kilogramë mariuanë në formë çokollate të fshehur në një autobus që kryente linjën Durrës-Itali.