Unanimisht, të 16-të gjyqtarët e Gjykatës së Lartë ndryshuan vendimin unifikues që lidhet me kushtet dhe kriteret për caktimin e masës “arrest me burg”. Kolegjet e Bashkuara qartësojnë se arresti me burg, kërkon shqyrtim real të alternativave, arsyetim rast pas rasti, jo kolektiv teksa prokurorisë i kalon barra e provës se përse një i akuzuar duhet mbajtur në izolim.