Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht administratën e Presidentit Trump që të dërgojë me leje të detyruar 2200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Gjykatësi Carl Nichols në Uashington, i cili është emëruar nga Presidenti Donald Trump, pranoi kërkesën e dy shoqatave të punonjëve federale dhe ra dakord për të pezulluar planet për të dërguar punonjësit me leje të detyruar, duke nisur që nga mesnata e së premtes.