Qeveria shqiptare do të tentojë të fusë gjuhën turke, si lëndë me zgjedhje në shkolla, por duke kërkuar fillimisht ngritjen e një grupi pune, me qëllim shpalljen e një program pilot. Vendimi i Qeverisë me firmën e kryeministrit Rama është botuar neë Fletoren Zyrtare të datës 24 shkurt 2021 dhe vjen në momentin, kur shkëmbimet me Turqinë janë në pikën më të fortë të mundshme.