Autoriteti i Mediave Audiovizive ka qenë pritësi dhe organizatori i Forumit të 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF të mbajtur në Shqipëri. Përgjatë dy ditëve, përfaqësues nga 9 vende anëtare të BRAF kanë diskutuar mbi Gjuhën e Urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e luftës kundër Gjuhës së Urrejtjes, në të gjitha format e shfaqjes së saj.