Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe garantimin e sigurisë së nxënësve, në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor. Gjatë javës që lam pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.