Partia Demokratike kërkon thirrjen për raportim në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Shkak është bërë ajo që PD e quan fushatë e gjobave të vendosura nga AMA ndaj televizioneve dhe emisioneve televizive për deklaratat të konsideruara fyese ndaj kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është firmosur nga deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për të drejtat e njeriut dhe informimin, Jorida Tabaku.