Microsoft është gjobitur nga një gjykatë amerikane plot 242 milionë dollarë. Vendimi u mor nga juria e një gjykate në federale në shtetin Delauere. Gjykata vlerësoi se asistenti virtual Cortana i kompanisë së Bill Gates ka shkelur patentën e regjistruar nga kompania IPA Technologies. Juria ra dakord me IPA-n pas një gjyqi njëjavor që teknologjia e njohjes së zërit të Microsoft-it shkel të drejtat e patentës së IPA-s në programet kompjuterike të komunikimit.