Një mesatare e tillë me rreth 30 mijë gjoba në muaj vendosen nga policia rrugore në Tiranë. Një shifër, e cila mbetet më e larta ndër drejtoritë vendore të policisë, teksa më pas renditen Fieri apo Vlora. Sipas shifrave të bëra publike nga vetë policia, vetëm javën e fundit në kryeqytet janë aplikuar 6932 masa administrative. Rreth 60% e tyre janë për parkimet e gabuara, të cilat shkaktojnë bllokim të rrugës dhe paralizim të qarkullimit.