Rreth një muaj pasi u shpall në kërkim, është vetëdorëzuar në polici ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kushtrim Selimi. Ky i fundit akuzohet për gjobvënie ndaj zyrtarëve të lartë dhe zyrtarëve të ndryshëm. Ai u paraqit në polici i shoqëruar nga avokati i tij. Rreth një muaj më parë një gazetar dhe një punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore u arrestuan, pasi shpërndanin lajme të rreme në një portal, pas të cilit qëndronte Kushtrim Selimi, me qëllim dëmtimin e imazhit.