Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndryshuan e praktikën 16 vjeçare të zbatimit të masave të sigurisë, sidomos të pjesës që lidhet me masën e sigurisë arrest me burg. Mbledhja e thirrur më 9 prill shqyrtoi një vendim të njësuar të vitit 2011, të cilit u janë referuar deri më tani gjyqtarët e të gjitha niveleve për të dhënë vendimet mbi kërkesat e prokurorëve për masat e sigurisë.