Gjykata e Posacme antikorrupsion ka dhënë dënimin për 8 të pandehurit e operacionit policor të koduar “Shpirti”, ku personat e arrestuar akuzohen se kanë trafikuar të paktën 6 tonë drogë përgjatë viteve 2014-2017 nga Shqipëria drejt Italisë. Kreu i bandës kriminale Ilirjan Duçellari u dënua me 17 vite burg, dënim i cili u konvertua në 11 vite e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.