Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK që t’i vërë në dispozicion kryebashkiakut Erion Veliaj dhe mbrojtjes së tij 24 fashikujt e dosjes, një kërkesë e vazhdueshme e avokatit Plarent Ndreca. Vendimi u dha në seancën e kësaj të mërkure, ku vetë kryebashkiaku i Tiranës nuk ishte i pranishëm. Në vend të kësaj, ai dorëzoi një letër në gjykatë ku e njoftonte për vendimin e mospjesëmarrjes “pasi mbajtja në kafaz e tij nuk është as e hijshme as dinjitoze dhe për këtë arsye kërkoi të përfaqësohej nga avokati”.