Top News/ GJKKO pezullon prefekten e Fierit/ ‘Favorizoi një firmë për dy tendera në vitin 2021’
09/03/2024 21:27

Pezullohet nga detyra prefektja e qarkut të Fierit Rajmonda Balilaj, e cila po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në dy tendera gjatë kohës kur mbante postin e kryebashkiaket së Patosit, në bashkupunim edhe më gjashtë zyrtarë të tjerë të këtij institucioni. Bëhet fjalë për dy tendera të vitit 2021 me objekt ndërtimin emergjent të murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndjen e mëparshme si dhe ndërtimin e murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie. Rajmonda Balilaj e cila mbajti postin e kryetares së bashkisë së Patosit dyshohet se ka paracaktuar si fituese një firmë ndërtimi për këto tendera dhe e ka favorizuar me ndihmën edhe t ëish nënkryetares së bashkisë, sekretarit të përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë. Byroja Kombëtare e Hetimit ekzekutoi masat e sigurimit të caktuara me vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ndaj gjashtë të hetuarve, për një nga të hetuarit nuk është bërë i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jashtë shtetit. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Eneriada Rizai, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Vangjel Nushi, ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike dhe Arben Manoku, me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos. Ndërkohë janë pezulluar nga detyra, Shkelqim Beqiri sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos; Anisa Petani, ish Nënkryetaren e Bashkisë Patos, Bora Murati, me detyrë specialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06