Top News- GJKKO lë në burg Safet Bajrin/ Avokati: E ka dhënë ADN-në, s’e di për çfarë kërkohet
24/02/2025 17:11

GJKKO ka lënë në burg Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër. Avokati i tij, ka deklaruar pas seancës, se Bajri ka dhënë analizën e ADN-së sapo është shoqëruar. “Jam i hapur me hetimin. Nuk është si e raportuan mediat arrestuar, ai është paraqitur vetë, është e provuar. Safet Bajri e ka dhënë analizën e ADN sa herë është shoqëruar. Nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet, atë e di prokuroria”-

DIGITALB DIGITALB - OFERTA