Gjykata e Posaçme ka lënë pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Astrit Avdylin, u cili u vu në pranga dy ditë më parë nga forcat RENEA ndërsa ndodhej në banesën e tij në Shijak. Operacioni i koduar “Revanshi” u zhvillua pas informacioneve të sigurara nga ana e agjentëve nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin SKY. Në momentin e arrestimit 50-vjeçarit iu gjet dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.