Pas një seance që zgjati rreth 120 minuta, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni. E shoqëruar nga një makinë policie dhe disa efektivë, Hyseni u paraqit në SPAK pak para orës 12, kur GJKKO kishte caktuar seancën. Brenda seancës, burime të Top News pohojnë se Vlora Hyseni nuk ka bërë asnjë deklaratë, përveç konfirmimit identitetit dhe kërkesave të tjera proceduriale të gjykatës. Në lidhje me akuzat e SPAK, ajo ka heshtur.