Top News – GJKKO jep masën e sigurisë për 6 të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’
29/07/2023 16:45

Paraditen e të shtunës është zhvilluar në sallën e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seansa për masat e sigurisë ndaj 6 të arrestuarve të mega-operacionit ‘Metamorfoza’. Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka, Edmond Prekën, Asmer Bilalin, Ardit Hasanbegën, Oltion Bistrin dhe prokurorin Xhevahir Lita. Mësohet se biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për krijimin e kushteve për vrasjen e Gjin Boriçit dhe kushteve për vrasjen e Klenth Musabelliut, kjo e fundit e mbetur në tentativë. Këto kushte i krijoi bashkë me Dorian Dhullen, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin. Ai gjithashtu akuzohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve pasi kanë penguar prokurorin Xhevahir Lita për lirimin e Behar Bajrit. Ndërkohë, shoferi i Pëllumb Gjokës, Edmomd Preka, akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit dhe krijimin e kushteve për vrasjen e Kleanth Musabellit, pasi e gjurmonte dhe fotografonte. Ai akuzohet gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje. Asmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve të vrasjes së Dorian Dhules, Ibrahim Liçit dhe Genc Tafilit. Ish-polici Ardit Hasanbega, ishte gjithashtu pjesëmarrës në sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorian Dhules dhe Ibrahim Liçit. Oltion Bistri akuzohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete, pasi dyshohet se komunikoi me Pëllumb Gjokën, të cilit i ka dhënë direktiva për mbylljen e lokalit të lojërave të fatit të kryeqytet. Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasi ka marrë para për të liruar Behar Bajrin. Filli që i bëri bashkë personazhe të botës së krimit, prokuror, ish-oficerë e zyrtarë të lartë të policisë ishin komunikimet në telefon. Në dorë të SPAK kanë rënë komunikime që ata kanë pasur në rrjetet “Sky” dhe “ENCroChat’ të cilat u dorëzuan nga autoritetet Franceze. Në këto komunikime ata flasin hapur mes tyre për vrasje, atentate dhe korrupsion. Nga 15 persona për të cilët Gjykata e Posaçme nxori urdhër-arreste, policia vuri në pranga vetëm 6 prej tyre, dy prej të cilëve në flagrancë.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27