Top News- GJKKO dënon ‘Rrumin e Shijakut’/ 10 muaj burg, shpallet fajtor për akuzën e korrupsionit
06/02/2025 14:55

GJKKO dënoi me 10 muaj burg Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe me emrin “Rrumi i Shijakut”, për akuzën e “korrupsionit”. Prokuroria e Posaccme kërkoi dënimin e tij me 3 vite, por gjykata vendosi 1.3 vite, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, në 10 muaj. Sipas hetimeve, ka rezultuar se Laho, i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekë dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronesie. Organi i akuzuës po ashtu thotë se Laho e ka dhënë ryshfetin për mosankimin në Apel të një çështje lidhur me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. Rrumi i Shijakut mbeti i plagosur ne vitin 2019-te, ne atentatin qe iu be prokurorit te Durresit Arjan Ndoji. Ne ate kohe atij iu sekuestrua telefoni nga ku rezultoi nje video, ku ai po komunikonte me një zyrtar te avokatures se shtetit per rastin korruptiv. Kjo eshte pranuar edhe nga Kërçuku, qe eshte denuar me 2 vite burg per akuzen e korrupsionit. Aleksandër Laho vijon ne kerkim ndersa avokati i tij ka pretenduar se ndodhet ne gjendje te renduar shendetesore per shkak se pas atentatit ne shqiperi ne vitin 2019 nuk mori nderhyrjen e duhur mjekesore dhe nga plumbat ka mbetur i demtuar, duke i gjymtuar edhe nje kembe. Ne atentatin e 1 nentorit te 5 viteve me pare, mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoji ndersa humbi jeten shoferi I tij Andi Maloku.

Top News- Dënohen me burg ‘skifterët’ shqiptarë, ishin kthyer në tmerr për banorët e Francës
15/11 20:06
Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49