Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ushtria dhe policia e Kosovës janë të gatshme në cdo kohë, në mbrojtje të sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të Kosovës. Presidentja, foli në manifestimin qendror të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ku parakaluan pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë së vendit.