Top News/ Gjithë Italia nën ujë, një viktimë / Franca në alarm, përmbytje pas shiut të dendur
20/10/2024 14:52

Alarm i kuq dhe portokalli për motin e keq është lëshuar në të gjithë italinë dhe do të mbetet në fuqi deri të martën. Një valë moti të keq ka shkatërruar pjesë të Italisë dhe Francës qendrore, me stuhi dhe reshje të dendura shiu që pritet të godasin jugun e Italisë deri të martën. Rajoni italian i Emilia Romagna-s deri më tani është goditur më rëndë, me më shumë se 160 milimetra shi që kanë rënë në qytetin e Bolonjës. Një person ka humbur jetën pasi një makinë u përfshi nga përmbytjet në qytetin e afërt Pianoro, ndërsa në Castel Maggiore ushtria u dërgua për të mbështetur Departamentin e Zjarrfikësve dhe Mbrojtjen Civile në shpëtimin e banorëve. Më shumë se 300 ndërhyrje të zjarrfikësve u kryen në Emilia Romagna, veçanërisht në Bolonjë, ku rrjedhat Ravone, Savena dhe Zena, si dhe lumi Icice, dolën nga shtretërit. Banorët u evakuuan edhe në komunën Cadelbosco di Sopra pas vërshimit të përroit Crostolo, një degë e lumit Po. Në ishullin italian të Siçilisë, shërbimet e urgjencës shpëtuan njerëz nga çatitë e shtëpive dhe automjetet e bllokuara mes ujit, pasi shiu i dendur shkaktoi përmbytje. Në provincën e Agrigentos, lumi i fryrë Salto doli nga shtrati në disa vende, duke përmbytur një pjesë të qytetit bregdetar të Licata-s. Në Firence, lumi Elsa i Toskanës gjithashtu kapërceu brigjet dhe banorët janë këshilluar të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme. Ndërkohë, në Francën qendrore përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të shumta dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Fshati i vogël Limony, në Francën juglindore, është prekur veçanërisht rëndë nga përmbytjet masive. Situata e rënduar vazhdon që nga e premtja dhe tani që reshjet janë ndalur, shumë banorë janë kthyer për të gjetur shtëpitë e tyre të shkatërruara nga përmbytjet. Agjencia franceze e motit Meteo France tha se 685.8 milimetra shi ranë në 48 orë në disa zona të vendit.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB