Top News -Gjithë flota amerikane pranë Izraelit/ Luftanije, avionë e raketa, pritet pushtimi i Gazës
12/10/2023 12:36

SHBA ka drejtuar dy grupe sulmi me luftanije, avionë luftarakë dhe raketa në izrael ndërsa vendi po përgatit 360 mijë trupa për të pushtuar Gazën. Kjo vjen pasi kryeministri izraelit, benjamin netanjahu, premtoi se do ta shtypte dhe shkatërronte Hamasin, me mbështetjen e një kabineti të ri lufte. Ndërsa Hamasi nisi sulmet e frikshme mbi izrael të shtunën, SHBA drejtoi menjëherë luftanijet drejt rajonit. USS Gerald Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, dhe luftanijet që e shoqërojnë atë, kanë mbërritur tashmë pranë brigjeve izraelite ndërsa USS Duajt Ajzenhauer, pritet të niset nga Virxhinia të premten. Forcat e operacioneve speciale po ashtu po ndihmojnë ushtrinë izraelite në planifikim dhe inteligjencë, ndërsa po përpiqen t’i japin fund terrorit të hamasit në vend. Luftanijet dhe avionët që po dislokohen do të vendosin një prani force në rajon që do të frikësojë Hezbollahun, Iranin apo të tjerë, që të përfitojnë nga situata në mesin e frikës se lindja e mesme mund të jetë në prag të një lufte të re. SHBA po ahstu po dërgon anije me municione dhe pajisje të tjera ushtarake, në izrael, në mënyrë që vendi të luftojë hamasin. Aeroplanmbajtësja Gerald Ford, sapo kishte përfunduar një stërvitje me marinën italiane kur ajo dhe ekuipazhi prej rreth 5 mijë marinarësh u urdhërua të lundronte menjëherë drejt mesdheut lindor. Ajo mund të lëshojë avionët e mbikqyrjes E2-Haëkeye, të njohur për radarët e tyre në formë disku me diametër më shumë se 7 metra. Aeroplanmbajtësja mban po ashtu edhe avionë luftarakë F-18 që mund të fluturojnë dhe qëllojnë shënjestra ndërkohë që ka edhe një spital në bord, me njës allë emergjencash dhe rreth 409 mjekë, kirurgë dhe infermierë.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36