Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po tenton të rikthejë modelin e reformës territoriale të vitit 2014, duke paralajmëruar se projekti i qeverisë do të thellojë shpopullimin dhe largimin e qytetarëve nga shërbimet publike. Në një tryezë me ekspertë të fushës, kryedemokrati Berisha deklaroi se Rama do vijojë krimin monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki. Nga ana tjetër, bashkëkryetari i grupit të punës së PD-së për reformën territoriale, Luçiano Boçi, tha se propozimi i socialistëve nuk është rezultat i një analize funksionale, por një vendim politik. Ai kërkoi që vendimi për hartën e re territoriale të mos merret vetëm në Kuvend, por përmes referendumit