Gjiganti i fluturimeve Airbus ka zbuluar planet për atë që konsiderohet si avioni i parë komercial me zero emetime. Kompania tha se avionët e pasagjerëve që do të operojnë tërësisht me hidrogjen mund të jenë në shërbim deri në 2035-ën. Shefi ekzekutiv i Airbus, Guillaume Faury tha se avionët me zero emetime përbëjnë një moment historik për sektorin e aviacionit komercial. Përdorimi i hidrogjenit ka potencialin për të reduktuar në mënyrë domethënëse pasojat tek klima – shtoi ai. Sidoqoftë, analistët tregojnë se kjo nuk është hera e parë që hidrogjeni është parë si shpëtimtari i udhëtimeve moderne ajrore.