Procedurat e prokurimit, mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe problemet me sigurimin e tokës po pengojnë zbatimin e investimeve publike të mbështetura nga Bashkimi Europian në Shqipëri. Këto janë disa nga problematikat e evidentuara nga misioni monitorues i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, i cili shqyrtoi investimet e financuara përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor Gjatë misionit, u evidentua se pengesat në prokurime dhe boshllëqet në koordinimin institucional vijojnë të shkaktojnë vonesa në zbatimin e projekteve. Sipas revistës Monitor, Komisioni Europian evidentoi gjithashtu se sigurimi dhe shpronësimi i tokës po ndikojnë në afatet e zbatimit të projekteve në energji dhe transport, duke vonuar rezultatet konkrete në terren.