DJ Gimbo, pas eliminimit nga “BBVA”, është përballur me lajmin se miku i tij, Gjesti, është përfshirë në një incident që ka çuar në arrestimin e tij. Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e informoi Gimbon lidhur me këto zhvillime, gjë e cila, siç pritej e mërziti këtë të fundit. Megjithatë, ai theksoi se do përpiqet maksimalisht që ta ndihmojë mikun e tij, ndërsa shtoi se shpreson që të jetë mirë.