Top News – Gjermania zgjat izolimin/ Masat kufizuese shtyhen deri në prill
23/03/2021 12:07

Gjermania do të zgjasë izolimin e pjesshëm në të gjithë vendin deri më 18 prill. Pas bisedimeve disa orëshe, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e landeve gjithashtu ranë dakord për një bllokim pesë-ditor gjatë festës së Pashkëve. Pothuajse të gjitha dyqanet do të mbyllen nga data 1 deri më 5 prill. Vetëm supermarketet do të lejohen të hapen më 3 prill. "Tani jemi në një situatë shumë serioze", tha Merkel në një konferencë për shtyp, duke e përshkruar variantin më vdekjeprurës dhe infektiv të koronavirusit - të identifikuar për herë të parë në Britani të Madhe - si një "pandemi e re". Në thelb ne kemi një pandemi të re. Mutacioni nga britania e madhe është bërë dominues cka do të thotë se ne kemi një virus të ri. Sigurisht i të njëjtit lloj por me cilësi të ndryshme. Është qartësisht më vdekjeprurës dhe më infektues Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, ka qenë një mbrojtës i vendosjes së masave të izolimit. Ai tha se Gjermania mbase po kalonte periudhën më të rrezikshme të pandemisë. Sipas tij, varianti i ri nuk ishte vetëm më infektues dhe vdekjeprurës, por ndikon më shumë sesa vetëm të moshuarit. Vendimi për të zgjatur kufizimet erdhi pasi numri i të infektuarve për 100.000 banorë u rrit në mbi 100 gjatë javës së kaluar. Zakonisht një rritje e tillë detyron qeveritë të ndërmarrin masa më të ashpra të izolimit.

Top Channel/Trump tërheq tarifat për ushqimet: “Shpëton” kafja e avokado, përse u zbraps presidenti!
15/11 11:43
Top News- Baza energjitike amerikane në Europë. Zelensky në Athinë pas paktit për korridorin e gazit
15/11 11:34
Top News – ‘Gjadri, një shembull europian’. Rama: Meloni nuk heq dorë lehtë! Kampi do funksionojë
15/11 11:23
Top Channel/ Trump shënjestron Clinton: Hetim për lidhje me Jeffrey Epstein!
15/11 11:10
Top News – Amerikanëve iu shtrenjtua bifteku. Donald Trump heq tarifat për mishin e viçit
15/11 11:09
Top News – Trump nuk e fal BBC. Presidenti amerikan kërkon 1 mld dollarë dëmshpërblim
15/11 10:49
Top Channel/ Putin tani po “fshihet”. Tre zyra identike , ndryshon masat e sigurisë
14/11 23:01
Top News- Palestinezët mbijnë në Afrikën e Jugut, presidentit i ikën mendja- Kërkon hetim
14/11 23:00
Top Channel/ SHBA ndryshon plan për Gazën/ Ushtria e SHBA planifikon ta ndajë në disa zona
14/11 22:59
Top News- Greqia kërkon të bëhet “zot i deteve”, armatoset me fregatën Belharra
14/11 22:45
Top News- I luten zotit për shi, iranianët përballen me thatësirën më të keqe në dekada
14/11 22:32
Top News- Shqiptari shkon në Turqi për të mbjellë flokët, por vdes pas transplantit
14/11 22:13
Top Channel/ Tragjedi në Romë, 27-vjeçari vdes pasi shtyhet nga ballkoni, në pranga italo-shqiptar
14/11 21:56
Top News- Autobusi merr para turmën e njerëzve në stacion, aksident i rëndë, viktima e të plagosur
14/11 20:09
Top Channel/ Panik në Stokholm, përplaset autobusi me dy kate, disa viktima e të plagosur
14/11 19:55
Top News – U bllokuan në ‘Pallatin Qiellor’ / Astronautët kinezë kthehen në ‘shtëpi’ me vonesë
14/11 15:13
Top News – Irani ‘rrëmben’ çisternën e naftës / Tensionet ngrihen në qiell në Ngushticën e Hormuzit
14/11 15:12
Top Channel/ Blindohet ushtarakisht Polonia! Nis stërvitja më e madhe e të gjitha moshave
14/11 14:57
Top News – Miliarda euro për ‘Mburojën e Akilit’ / Greqia blen nga Izraeli sisteme kundërajrore
14/11 14:56
Top News – Trump sulmon Venezuelën ‘ditët në vijim’ / Ushtria amerikane nis luftën kundër karteleve
14/11 14:56
BILETA Portokalli - Bileta