Teksa revolucioni i flamingove ndodhet në ditën e 37-të të tij, ambasadori gjerman, Karl Bergner vlerëson se çdo aktivitet i shoqërisë civile është i mirëpritur nëse përputhet me standardet e BE-së, por protestat e dhunshme janë larg vlerave të familjes europiane. Bergner: “Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me Bashkimin Europian; dhe protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE, kush duhet fajësuar për të mbetet për t’u diskutuar; janë të mirëpritura sepse mbështesin vlerat e Bashkimit Europian.” Këtë koment, ambasadori gjerman e dha nga Kolonja, ku u përkujtuan viktimat e masakrës së Borovës. Në prononcimin për mediat, Bergner nënvizoi përkrahjen e Berlinit në rrugët e integrimit europian të Shqipërisë.