Top News/ Gjermania vazhdon kontrollet në kufi / Ministrja: Për aq kohë sa do të jetë e nevojshme
14/08/2024 12:28

Policia kufitare do të vazhdojë të kontrollojë njerëzit që hyjnë në Gjermani. Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, e konfirmoi këtë gjatë një vizite në kufirin gjermano-polak. Fjala është për kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën. "Për mendimin tim kontrollet kufitare duhet të mbeten në fuqi për aq kohë sa është e nevojshme", tha Faeser gjatë një vizite në pikën kufitare Görlitz ku u takua me oficerë të policisë kufitare gjermane dhe polake. Kontrollet kufitare shihen si masa për të luftuar migracionin e parregullt dhe kontrabandën e qenieve njerëzore. Prandaj ato do të mbeten në fuqi deri në një njoftim të dytë. Tashmë është e qartë se kontrollet kufitare po funksionojnë dhe po tregojnë efekt, tha Faeser. Sipas saj migrimi i parregullt është në rënie, por kontrollet duhet të vazhdojnë derisa migrimi i parregullt të ketë rënë "dukshëm". Deri tani kontrollet në pikat kufitare me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën ishin planifikuar të zgjasnin deri më 15 dhjetor 2024. Me shumë gjasë ato tani do të zgjaten derisa të hyjë në fuqi reforma e sistemit evropian të azilit, tha Faeser. Pas shumë hezitimesh ministrja Faeser vendosi në tetor 2023 fillmin e kontrolleve të përkohshme në vendkalimet kufitare me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën. Austria vendosi kontrolle të tilla që nga kriza e refugjatëve të vitit 2015. Në zonën evropiane të Shengenit udhëtimi i pasagjerëve dhe transporti i mallrave janë zakonisht të mundur pa kontrolle kufitare. Nëse shtetet anëtare fusin regjimin e kontrolleve, ato janë të detyruara ta justifikojnë këtë vendim pranë Komisionit të BE-së, por nuk kanë nevojë për miratimin e Brukselit për një hap të tillë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20