Sektorë të shumtë të ekonomisë gjermane, duke filluar nga gastronomia e deri tek industria e mjekësia, përballen prej kohësh me mungesën e fuqisë punëtore. Në restorante, gjenden me vështirësi kuzhinierë. Trenat nuk nisen sepse nuk ka trenista. Në aeroporte valixhet mblidhen mbi njëra tjetrën sepse nuk ka punëtorë shkarkimi.