Ministrja gjermane e Ekonomisë Katherina Reiche paraqiti një panoramë të zymtë për sa i takon rritjes ekonomike të vendit, me luftën në iran që sipas saj do të shkaktojë uljen e parashikimeve të mëparshme. Rritja e ekonomisë gjermane këtë vit, sipas Reiche, do të jetë vetëm 0.5 për qind pasi përshkallëzimi në lindjen e mesme ka ndikuar ndjeshëm.