Top News – Gjermania shtrëngon masat “për të shpëtuar” festat e fundvitit
25/11/2020 11:41

Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedon të mërkurën me shefat e landeve për masat që duhen marrë për festat e fundvitit. Shifrat e infektimeve në Gjermani janë ende të larta, por të qëndrueshme. E megjithatë, Gjermania synon t’i shtrëngojë edhe më shumë masat e mbylljes së lehtë, me shpresën që në festat e Krishtlindjeve dhe fundvitit numri i infektimeve të mos rritet shumë. Dhe që të mos ndodhte si dy javë më parë, kur masat e parashikuara nga kancelarja Merkel i befasuan shefat e landeve, të cilët nuk i pranuan ato, këtë radhë kryeministrat duket se kanë rënë dakord paraprakisht me kancelarinë. Sipas propozimit të tyre, i cili u bë i njohur të martën nga disa agjenci lajmesh, masat ndahen në dy faza: në fazën para festave, nga 1 deri më 20 dhjetor dhe në fazën pas 20 dhjetorit e deri në fillim të janarit. Faza para Krishtlindjeve Sipas draftit, është rënë dakord që mbyllja e pjesshme, në të cilën ndodhet Gjermania qysh prej dy javësh, të vazhdojë deri më 20 dhjetor. Hotelet, restorantet dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke shmangur udhëtimet dhe kontaktet e panevojshme. Maska dhe takime Takimet private do të kufizohen në pesë veta gjithsej nga vetëm dy familje. Fëmijët nën 14 vjeç nuk llogariten. Maskat mbesin të detyrueshme në ndërtesa publike, dyqane dhe mjetet e transporti publikut. Maska të jetë e detyrueshme edhe jashtë, në zonat me shumë njerëz, çka në disa lande praktikohet qysh tani. Përjashtimet e Krishtlindjeve Për datat nga 23 dhjetori deri më 1 janar vlejnë masa të tjera për shkak të krishtlindjeve, të cilat në Gjermani janë festat ku mblidhen familjet. Prandaj edhe lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje, megjithëse këtu nuk numërohen fëmijët që janë nën 14 vjeç. Që tubime të tilla të mos kthehen në vatra infektimi, njerëzve u bëhet thirrje që të vetëkarantinohen për disa ditë para dhe pas festave. Kishat të zhvillojnë ceremoni të vogla festive – duke synuar të shmangin shërbimet tipike, më të mëdha. Festimet e Vitit të Ri Hedhja e fishekzjarrëve të lejohet vetëm në vende të vogla. Shitja, blerja dhe lëshimi i fishekzjarrëve nuk do të ndalohen plotësisht. Por njerëzit këshillohen të mos i përdorin ato, për të mos rritur kështu rrezikun e lëndimeve dhe ngarkimin e urgjencës së spitaleve.

Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02