Në lëvizjen e saj të parë si Ministre Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të vendosen sanksione ndaj Millorad Dodikut, kryetarit të Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës. Përpjekjet e fundit të Dodikut për shkëputjen nga Bosnja, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi, ka bërë që BE të reagojë.Qeveria e re gjermane i bëri thirrje të hënën Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj Dodik, i cili synon “të tërheqë Republikën e tij autonome Republikën Srpska nga Forcat e Armatosura, gjyqësori dhe sistemi i taksave të Bonjës. “Përpjekjet për t’u shkëputur janë të papranueshme. Unë kam lobuar këtu, se regjimi aktual i sanksioneve tani të përdoret edhe kundër z. Dodik,” u tha gazetarëve Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas takimit me kolegët e BE-së në Bruksel.