Ministri gjerman i mjedisit ka paralajmëruar për një rrezik të lartë të zjarreve në pyje dhe të korra të dëmtuara pas mungesës "shqetësuese" të shiut në javët e fundit. Nga 1 shkurti deri më 13 prill, Gjermania ka regjistruar 40 litra shi për metër katror, niveli më i ulët ky që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 1931, sipas Shërbimit Gjerman të Motit. Rekordi i ulët për periudhën nga 1 shkurti deri më 13 prill, është rreth 68 për qind ose 88 litra më pak se mesatarja e reshjeve për të njëjtën periudhë mes viteve 1991 dhe 2020, tha shërbimi gjerman i motit.