Javët e motit jashtëzakonisht të thatë në Evropë, të kombinuara me mungesën e shkrirjes së borës në Alpe kanë filluar të kenë ndikim. Niveli i ujit të liqenit të Konstancës, më i madhi në Gjermani, është pothuajse në minimumin historik, sipas autoriteteve në shtetin jugor të Baden-Ëürttembergut. Ndërsa lumi Rin i Gjermanisë, rruga më e rëndësishme dhe më e ngarkuar ujore në Evropë që buron nga Alpet dhe rrjedh përmes liqenit të Konstancës, po shënon gjithashtu nivele të ulëta të ujit. Anijet e transportit në Rin janë detyruar të lundrojnë me më pak ngarkesë për shkak të niveleve të ulëta të ujit. Kjo i detyron kompanitë të bëjnë më shumë udhëtime dhe të paguajnë kosto më të larta.