Top News – Gjermania ‘përmbytet’ nga sirianët#Rekord kërkesash për azil, Evropa nën sulm
11/10/2023 12:05

Numri i kërkesave për azil në Bashkimin Evropian, Zvicër dhe Norvegji mund të kalojë një milion këtë vit. Gjermania është një ndër vendet me numrin më të lartë të kërkesave. Sipas të dhënave të agjencisë së BE-së për azilin, të cituara nga e përditshmja gjermane Die Velt, 801.459 kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i këtij viti në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe në Norvegji dhe Zvicër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky është numri më i lartë që nga viti 2016. Sipas informacioneve, Letonia ka shënuar rritjen më të madhe të azilkërkuesve – me 168 për qind krahasuar me një vit më parë. Pas saj vjen Estonia, ku refugjatët janë 119% më shumë se në vitin 2022. Kjo lidhet me rritjen e numrit të personave që kalojnë kufijtë e dy vendeve nga Bjellorusia. Gjermania është në vendin e tretë për nga numri i azilkërkuesve – me një rritje prej 74 për qind. Në Gjermani pothuajse një në tre refugjatë vijnë nga Siria - që është 27 për qind të azilkërkuesve. Pas sirianëve, më së shumti në Gjermani janë afganët dhe turqit. Në Francë, nga ana tjetër, ritmi i rritjes ishte 37%, sipas Die Ëelt. Në Itali, numri u rrit me 63% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, citon gazeta raportin e BE-së. Disa vende gjithashtu regjistruan një rënie në numrin e kërkesave për azil. Sipas raportit, rëniet më të mëdha ishin në Danimarkë, Maltë, Qipro dhe Austri. Vendi me numrin më të ulët të azilkërkuesve këtë vit ishte Hungaria, ku u regjistruan vetëm 26 kërkesa për azil. BE planifikon të kundërshtojë migrantët që nuk kanë shanse të larta për azil me procedura të përshpejtuara në kufijtë e jashtëm të BE-së, shpjegon "Di Ëelt”. Megjithatë, kjo do të prekë vetëm një të katërtën e mbërritjeve. Të gjithë aplikantët e tjerë do të kalojnë procedurën e rregullt të azilit, e cila shpesh kërkon vite.

Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53