Top News – Gjermania përgatitet për në Hormuz / Luftanijet në Mesdhe, mision për pastrimin e minave
05/05/2026 11:35

Anija gjermane e çminimit “Fulda” është drejtuar për në Mesdhe. Ushtria Gjermane, po përgatitet kështu për të ndihmuar në pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit, por me kushte. Anija do të integrohet në një njësi të natos për asgjësimin e minave detare dhe do të vendoset në mesdhe për të qenë më afër vendit të aktivitetit, nëse një mision ndërkombëtar do të vendoset në ngushticën e Hormuzit. Që nga fillimi i luftës në Iran, Teherani ka bllokuar ngushticën e rëndësishme për lundrimin tregtar, për të cilën thuhet se është minuar. Si pasojë e kësaj bllokade, çmimet e naftës dhe të gazit të lëngshëm në tregjet botërore janë rritur ndjeshëm. Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar disa herë se Gjermania është e gatshme të kontribuojë në garantimin e një lundrimi të qetë në ngushticë, por vetëm pas përfundimit të luftës me Iranin. Marina Gjermane ka një përvojë të gjerë në pastrimin e minave detare. Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ajo ka pastruar vazhdimisht municione të vjetra, veçanërisht në Detin Baltik. Flota posedon dhjetë anije detektuese minash, të pajisura me dronë modernë dhe zhytës për gjetjen e minave. Ashtu si çdo mision i armatosur i Bundesëehr‑it jashtë vendit, edhe një mision I mundshëm në Ngushticën e Hormuzit do të ishte i kushtëzuar nga kritere të caktuara që rrjedhin nga kushtetuta gjermane. Së pari, një mision i tillë duhet të jetë i integruar në një "sistem sigurie kolektive”, si Kombet e Bashkuara, NATO apo Bashkimi Evropian. Së dyti, Bundestagu duhet të informohet për misionin jashtë vendit, ta shqyrtojë atë dhe në fund ta miratojë. Derisa Bundestagu ta miratojë një mision, mund të kalojnë ditë ose edhe javë. Për këtë arsye, Marina po merr që tani masa paraprake. Sa e minuar është Ngushtica e Hormuzit mbetet e paqartë. Po aq e paqartë është edhe se kur do të përmbushet kushti thelbësor për një mision të Bundesëehr‑it: një fund i qëndrueshëm i luftës me Iranin. Aktualisht nuk ka shenja për një fund të tillë. Përkundrazi, tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit janë përshkallëzuar sërish.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54