Top News- Gjermania pa kondicionerë/ Ja pse shtëpitë gjermane nuk kanë pajisje ftohëse
28/06/2026 14:49

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur me nxehtësi ekstreme, raporton DW. Në vende si Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Japonia, muajt e nxehtë dhe të lagësht të verës bëhen të përballueshëm falë rrymës së ajrit të freskët nga gumëzhima e kondicionerit. Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, rreth 90 për qind e njerëzve që jetojnë në SHBA kanë kondicioner në shtëpi. Në Evropë, ku në disa raste mbizotërojnë kushte të ngjashme klimaterike, kjo përqindje është vetëm rreth 20 për qind, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), megjithëse ekzistojnë dallime të mëdha mes vendeve. Në Spanjë rreth gjysma e të gjitha banesave kanë ajër të kondicionuar. Ndërsa në Gjermani, sipas një studimi të porositur nga portali krahasues Verivox, vetëm rreth 6 për qind e banesave janë të pajisura me një sistem fiks kondicionimi, ndërsa 13 për qind të tjera përdorin pajisje portative, të cilat zakonisht ftohin dukshëm më dobët. Arsyeja është e qartë: deri para pak kohësh, kondicionerët nuk ishin të nevojshëm në shumë vende evropiane, veçanërisht në ato veriore, shkruan DW. Kërkesa për kondicionerë dhe pajisje ftohëse në Gjermani është rritur me 75 për qind midis viteve 2019 dhe 2024 – viti më i nxehtë i regjistruar deri më tani. Eurovent, shoqata e industrisë për ngrohje, ventilim, ajër të kondicionuar dhe teknologji ftohjeje, ka regjistruar një rritje “të qëndrueshme” në vitet e fundit. Megjithatë, pavarësisht këtij trendi, në Evropë vazhdon të ketë rezistencë ndaj kondicionerëve, tha Stijn Renneboog, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Eurovent-it Shtëpitë evropiane janë ndërtuar për ngrohje, jo për ajër të kondicionuar. Për shumicën e evropianëve është e vështirë ta ruajnë freskinë në banesat e tyre gjatë verës. Shumë shtëpi dhe apartamente në Gjermani dhe pjesë të tjera të Evropës Qendrore dhe Veriore janë projektuar për të mbajtur nxehtësinë brenda gjatë muajve të ftohtë, por jo për të siguruar ftohje maksimale në vapë. Një studim i fundit tregoi se pothuajse gjysma e të anketuarve në të gjithë BE‑në mbështeten në përmirësimin e hijezimit dhe izolimit për t’i shpëtuar nxehtësisë. Megjithatë, gjithnjë e më shumë njerëz po marrin në konsideratë edhe përdorimin e kondicionerëve.

Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22
Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08