Qeveria gjermane i analizon “me shumë seriozitet” kërcënimet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Megjithatë, ajo ka thënë se Berlini nuk do të lejojë që të shantazhohet nga Moska. “Ne i analizojmë fjalët e tij me shumë seriozitet, gjithçka tjetër do të ishte neglizhencë”, ka thënë ajo për gazetën, Neue Osnabrücker Zeitung.