Top News – Gjermania nis dy luftanije në Indo-Paqësor/ Në mesin e tensioneve në detin e Kinës Jugore
04/06/2023 14:41

Gjermania do të dërgojë dy luftanije në indo-paqësor në vitin 2024, tha të dielën ministri i mbrojtjes Boris Pistorius, në mesin e tensioneve në rritje mes Kinës dhe Tajvanit si edhe në lidhje me detin e kontestuar të Kinës jugore. Duke folur në konferencën e sigurisë që po mbahet në Singapor, më e rëndësishmja për sigurinë në Azi, Pistorius tha se vendet duhet të luftojnë për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe mbrojtjen e kalimeve të mëdha detare. “Me këtë qëllim, qeveria federale gjermane dërgoi një fregatë në rajonin e indo-paqësorit në 2021 dhe do ta bëjë sërish këtë në 2024-ën, duke dërguar këtë radhë dy asete detare, një fregatë dhe një anije furnizimi”, tha ai. Pistorius shtoi se zhvillimet nuk janë të orientuara kundër asnjë vendi dhe ky ishte një koment që dukshëm i referohej Kinës. “Në të kundërt; ata i dedikohen mbrojtjes së rendit ndërkombëtar të mbështetur në rregulla që ne të gjithë i respektojmë dhe përfitojmë prej tyre, qoftë në Mesdhe, qoftë në Gjirin e Bengalit apo në detin e Kinës së jugut”, tha ai. Duke treguar një prani më të madhe ushtarake në rajon, Gjermania zgjedh kështu të ecë në teh të thikës mes interesave të sigurisë dhe atyre ekonomike pasi Kina është edhe partneri më i madh tregtar i Berlinit.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04