Top News/ Gjermania në krizë politike, mosmarrëveshjet ekonomike shpërbënë koalicionin
09/11/2024 13:18

Koalicioni qeveritar në Gjermani me SPD-Të-Gjelbrit- FDP tani i përket historisë. Ky koalicion u shpërbë të mërkurën, shkruan DË, për shkak të mosmarrëveshjes për politikën e duhur ekonomike për ta rigjallëruar ekonominë gjermane. Kancelari Olaf Shcolz paraqiti në mbledhjen e Komisonit të mërkurën një dokument me vendime ku kërkonte që të pranohej se Gjermania po përjeton një situatë emergjente dhe duhet të marrë borxh që pritjej të shtohej për ndihmën në Ukrainë. Dokumenti sipas DË, erdhi si një kundërpërgjigje e ministrit të Fianncave Christian Lindner që kishte paraqitur një kërkesë për shkurtime masive shpenzimesh dhe ulje taksash. Propozimet e Scholz nuk u pranuan Linderi që kërkoi zgjedhje të parakohshme në janar dhe që më pas solli shkarkimin e tij. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë të pazakonta në vende të tjera evropiane. Por Gjermania ka qenë gjithë këto vite simbol i stabilitetit politik. Presidenti Steinmeier kujtoi se në 75 vjet Republikë Federale të Gjermanisë janë shumë të pakta rastet, kur një qeveri gjermane e ka humbur shumicën parlamentare ende pa mbaruar legjislatura. Krizat në botë, lufta në Ukrainë, inflacioni, çmimi i lartë i energjisë e shtuan presionin mbi fondet në Gjermani. Edhe mbi fondet që mund të ndaheshin nga qeveria Scholz. Fondet në dispozicion për klientelat e ndryshme të secilës parti nuk mjaftuan më për të mbuluar dallimet ideologjike. Kjo i rëndoi ndarjet ideologjike. Socialdemokratët e Të Gjelbrit flasin për kohë të jashtëzakonshme dhe kërkojnë më shumë borxhe. Aq më tepër kur Gjermania është një shtet me borxhin më të ulët në Evropë: 63,7% (2023). Ndërsa liberalët e FDP-së duan që shteti të shpenzojë vetëm aq para sa merr nga taksat: siç e kërkon frena kushtetuese e Gjermanisë.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34