Top News – Gjermania në krizë, papunësi rekord / Shifra më e lartë në dekadën e fundit
02/02/2025 16:19

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë. Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit, sepse shumë kontrata për punë sezonale përfundojnë pas festimeve të Vitit të Ri dhe punë që varen nga moti, si p.sh. ndërtimi, pezullohen gjatë dimrit. Megjithatë shifra e vitit 2025 është më e larta që nga janari i vitit 2015. Punëdhënësit fajësojnë zhvillime dhe prirje të ndryshme kundërvajtëse që kanë penguar rritjen ekonomike të gjermanisë. Që nga dhjetori 2024 shkalla e papunësisë është rritur me 0.4% duke arritur në 6.4%. Kjo do të thotë se në janar 2025 numri i të papunëve në Gjermani është 187,000 më i lartë se në janar 2024. Numri i përgjithshëm i të papunëve është 2 milionë e 993 mijë, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit. Numri më i lartë i të papunëve i regjistruar për herë të fundit në Gjermani ishte ai i janarit të vitit 2015, me 3 milionë 32 mijë vetë. Sipas ekspertëve, shifrat e tregut të punës janë një sinjal alarmi. "Dobësia ekonomike dhe strukturore e ekonomisë gjermane po godet tregun e punës me të gjithë fuqinë dhe koha nuk pret", thonë ata duke sugjeruar se nevojitet një reduktim i burokracisë, reforma për kostot shtesë të punës dhe cmime më të ulëta të energjisë. Vetëm atëherë, nënvizojnë ekspertët, gjermania do të kthehet në rrugën e rritjes dhe kthesa në tregun e punës do të jetë e suksesshme.

Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
DIGITALB DIGITALB