Gjermania është zotuar të mbështesë Poloninë, që gjithashtu është pjesë e NATO-s, në rast të një sulmi të mundshëm nga luftëtarët e grupit Wagner përmes Bjellorusisë. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius në një konferencë për mediat ka dhënë përgjigje në lidhje me pyetjen nëse Gjermania ishte e shqetësuar nga prania e grupit Wagner në Bjellorusi dhe nga perspektiva e një sulmi përgjatë kufirit të Polonisë.