Top News/ Gjermania ndryshon ‘paketën e sigurisë’/Rregulla të reja për refugjatët, Bundestagu vendos
13/10/2024 12:35

Qeveria e koalicionit në Gjermani ka rënë dakord për ndryshime në "paketën e sigurisë". Sipas disa njoftimeve, planet fillestare lidhur me shkurtimet e përfitimeve për refugjatët u ndryshuan. Heqja e përfitimeve sociale për grupe të caktuara refugjatësh ishte një nga pikat më të rëndësishme fillimisht në "paketën e sigurisë" të qeverisë së koalicionit gjerman. Sipas saj duhej të kishte shkurtime të përgjithshme ndihmash për të ashtuquajturit "refugjatë të Dublinit", pra ata që janë regjistruar tashmë në një vend tjetër të BE-së. Paketa e re tani duhet të përfshijë një rregullore për raste vështirësish që prek, ndër të tjera, fëmijët, sipas informacioneve të ARD-së. Por ende është pjesë e paketës dhënia e më shumë kompetencave autoriteteve të sigurisë, për më shumë opsione hetimore: psh lejohet më tej kontrolli i përputhjes biometrike për njohjen e fytyrës, me qëllim lehtësimin e identifikimit të të dyshuarve. Megjithatë kompetencat tani janë të kufizuara në ndjekjen penale ose parandalimin e krimeve më të rënda, të tilla si vrasja, vrasja nga pakujdesia ose formimi i një organizate terroriste. Më këtë do të ketë dukshëm më pak raste në të cilat autoritetet i përdorin metoda të tilla. Përveç kësaj, shënohet tek paketa e sigurisë, se duhet bërë një vlerësim i masave pas tre vjetësh - jo nga vetë Ministria e Brendshme, por nga ekspertë të pavarur. Qeveria e koalicionit do ta diskutojë paketën e sigurisë që javën e ardhshme në komisionin e brendshëm parlamentar të Bundestagut dhe më pas në Bundestag.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50