Zyrtarët gjermanë po përgatiten pa bujë në rast se Rusia ndalon papritur furnizimin me gaz, duke hartuar një paketë emergjente, e cila mund të parashikojë edhe marrjen e kontrollit të disa kompanive kritike. Lajmi u bë i ditur për agjencinë Reuters nga tre persona në dijeni të kësaj çështjeje. Përgatitjet që po udhëhiqen nga Ministria e Çështjeve Ekonomike tregojnë shqetësimet në rritje mbi furnizimin me gaz të fuqisë më të madhe ekonomike të Evropës, një produkt kritik për prodhimin e çelikut, plastikës dhe makinave.