‘Gjermania është duke punuar seriozisht që të ndihmojë Kosovën të sigurojë mbështetjen e shumicës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës’, janë shprehur deputetët e Bundestagut. Pavarësisht se më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Kosova nuk gjeti mbështetje të mjaftueshme në Komitetin e Ministrave.