Qendrimi i fortë i Gjermanisë pro Kosovës dhe vendosja e vija të kuqe për Serbinë ka cuar në acarimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Berlini. Retorika e ashpër e Beogradit ndaj Berlinit shkaktoi një reagim të qartë të zyrtarëve gjermanë. Pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçic dhe kryeministria, Ana Brnabiq kohët e fundit kanë kritikuar ashpër autoritetet e Gjermanisë, diplomatët gjermanë vendosën t’i bëjnë të ditur Serbisë se kjo është e papranueshme për ta.