Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht, prej dy ditësh po qëndron në lituani ku bashkë me homologun e saj ndoqën një stërvitje të përbashkët ushtarake këtë të dielë. Ajo tha gjatë vizitës së saj se NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe që ta mbrojë veten nga çfarëdo veprimi agresiv i Rusisë.